Leo Messi ka shënuar golin e 96-të në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, shkëlqeu në ndeshjen ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola në fitoren 3:0, shkruan VECLAJME.com

Me dy golat e shënuar në këtë takim, Messi tani ka shënuar gjithsej 96 gola në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Por, argjentinasi ende është shumë prapa Cristiano Ronaldos, i cili kryeson si top-golashënuesi i të gjitha kohërave në këtë garë.

Ronaldo aktualisht kryeson me 105 gola, andaj Messit i duhen edhe nëntë gola për ta barazuar portugezin. /VECLAJME.com/

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here