Pas vdekjes së papritur të nënës së saj më 2013, Kejti Lin, një infermiere që jeton në Florida vendosi të jetojë pa peshën e tepërt e cila ishte një mundim për të që nga fëmijëria.

Në vitin e aksidentit të së ëmës, pesha e saj doli jashtë kontrollit duke arritur 123 kilogramë.

E ngarkuar nga frika se do të përfundojë si ndonjë pacient i saj me obezitet, vendosi që të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në mëngën e stomakut. Edhe pse kishte komplikime me pneumoni dhe veshkët pas operacionit, ajo u rimëkëmb dhe humbi 60 kilogramë brenda një viti, pjesërisht falë kujdesit në ushqim dhe intensifikimin e stërvitjeve.

Duke u ngulfatur me lëkurën e tepërt, Kejti përfundoi transformimin me një ndërhyrje kirurgjike për eliminimin e lëkurës dhe të ngritjes së gjinjve. “Një ditë pas operacionit e kuptova se sa shumë gjëra kam humbur nga jeta pasi që kam munguar në të” shkruante ajo në një postim të saj, në të cilin e kishte dokumentuar tërë rrugëtimin.

Një vit e gjysmë më vonë, Kejti është ende duke u njoftuar me trupin e ri, për ndryshim stomaku i saj nuk është më ndërsa fytyra e saj duket jashtëzakonisht ndryshe nga më parë.

Një ndryshim që Kejti nuk e priste ishte në duart e saj, të cilat janë tërësisht ndryshe nga ç`ishin, shkruan femra.net. “Isha duke i ngarë makinës kur e kuptova se gishtat i kam tepër të hollë, ndërsa duart e mia duken tërësisht ndryshe” thotë ajo.

“Isha duke i ngarë makinës kur e kuptova se gishtat i kam tepër të hollë, ndërsa duart e mia duken tërësisht ndryshe” thotë ajo.

 

Megjithatë ajo nuk bëri ndërhyrje tërësisht estetike pasi nuk dëshironte që të dëmtonte shëndetin. Pa peshën e tepërt tani ajo është transformuar edhe në personalitetin e saj, gjë që vërehet në buzëqeshje.