Samsung e ofron një telefon 5G dhe është gati tu joshë më shumë drejt teknologjisë me një telefon tjetër po jo aq të shtrenjtë sa Galaxy S10 5G.

Zgjidhja është një telefon “i lirë” 5G cili mund të marrë formën e Galaxy A90, telefoni i rangut të mesëm që do të sjellë 5G-në për masat.

Nëse mendoni se është telefon nën 400 dollarë, atëherë do të zhgënjeheni. Seria Galaxy A mbulon telefonët e rangut të mesëm dhe të mesëm deri të lartë. Galaxy A9 që debutoi në Tetor të vitit të kaluar kushtonte deri në 700 dollarë. A90 është pasardhësi me një çmim të përafërt por ende shumë larg kostos së një telefoni të rangut të mesëm.

Ajo që dimë për Galaxy A90 është se do të ketë procesorin Snapdragon 855 i cili vjen me modemin 5G. Normalisht kjo teknologji do të rrisë akoma më tutje koston.

Por sipas disa raportimeve në Twitter nga insajderi Ice Universe A90 pritet të jetë një telefon vetëm 5G dhe të debutojë në Shtator ose Tetor. Çfarë dimë më shumë? Është e mundur që telefoni të ketë një lente me tre kamera të pasme 40+8+5-megapiksel. Ekrani mund të shkojë deri në 6.7-inç dhe të përmbajë një skaner të shenjave të gishtërinjve nën të.

Bateria, siç pritet për një telefon 5G, do të jetë masive prej 4,500 mAh. Samsung mund të lançojë telefonin gjatë Shfaqjes IFA në Berlin në Shtator siç bëri me A9.  

LEXO EDHE:  Samsung mendon se njerëzit pëlqejnë televizorët vertikalë