Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë këtë të hënë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kjo për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt .

“Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur”, ka thënë Jahjaga.

“Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera”.

“Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat”, ka shtuar ajo.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here