Mesfushori i i Real Madridit, James Rodriguez, dëshiron që të kthehet në Santiago Bernabeu kur t’i përfundojë periudha dyvjeçare si huazim te Bayern Munchen.

Sipas Marca, kolumbiani i ka thënë një gazetari nga Kolumbia se do të kthehet te mbretërit gjatë verës.

“Po kthehem te Real Madridi”, janë fjalët që ai raportohet t’i ketë thënë bashkëvendësit të tij.