Ylli i Bayern Munich, kolumbiani James Rodriguez pati një rol vendimtar në fitoren 3-1 të bavarezëve ndaj Schalkes në takimin e së shtunës, vetëm pak orë pas barazimit 3-3 të Dortmundit ndaj Hoffenhaim.

Me kampionët në fuqi të Bundesligës që qëndrojnë në vendin e dytë të klasifikimit me nje diferencë prej 5 pikësh ndaj verdhezinjve Rodriguez e kthen ne favor të Bayernit renditjen në tabelë, pasi siç deklaron 27-vjeçari tashmë Dortmundi përjeton presionin më të madh në luftën për titull.

“Nëse do të rrëshkasin vetëm pak do të humbasin shumë, pasi ne jemi aty gati për të marrë çdo gjë dhe kthyer në favorin tonë situatën, kështu që tashmë është Dortmundi që ndjen presionin më të madh. Sigurisht që tek ne presioni është i vazhdueshëm, sidoqoftë jemi mësuar me këtë realitet dhe do të vijojmë të mbajmë nivelin e lartë. Të shohim se si do ta menaxhojnë rivalët tensionin e ndjekësve”.

Në të vërtetë diferenca me pesë pikë midis këtyre klubeve nuk shënohej kaq e afërt që nga java e 10-të e  kampionatit, kur distanca mes tyre u ngushtua në vetëm katër pikë më pak.

Më pas në një tjetër fazë verdhezinjtë ja dolën të shkëputeshin me 9 pikë, por tashmë bavarezët janë të vendosur për të ndejkur këmba këmbës Dortmundin dhe pse jo të çojnë në shtëpi trofeun e 28-të të Bundesligës.

Deficiti i pikëve të Bayernit mund të ngushtohet më shumë që me transfertën e Augsburgut.

Tashmë kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t’u luajtur nga të dy skuadrat respektive deri në takimin e tyre në Alianz Arena të planifikuar për në 6 prill.