Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me veprimin e Gjykatës Penale për rastin “Talir”.
Prokuroria Speciale kërkonte ngrirjen e përkohshme të pronës së kësaj partie për shkak të dyshimeve se e njëjta në mënyrë joligjore është financuar dhe se kjo pronë ka prejardhje nga vepra e kryer penale- shpërdorim e detyrës zyrtare dhe autorizimit.

Prokuroria Speciale shpjegon se i ka dorëzuar gjykatës raporte të mjaftueshme financiarë të partisë të cilat mbështesin dyshimin e tyre. Në kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë Specialja ka kritikuar interpretimin e rreptë të Ligjit për Financimin e Partive politike pasi thonë se kjo është në kundërshtim të normave ndërkombëtare që diktojnë se interesi i parandalimit të korrupsionit dhe sundimit të së drejtës duhet të vijë në radhë të parë. Në rastin “Talir” të dyshuar janë lideri i partisë, Nikolla Gruevski dhe të gjithë sekretarët gjeneral të partisë prej vitit 2009 deri 2015, Emil Dimitriev, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here