Shoqëria kulturore artistike Jehona këtë vit shënon 50 vjetorin e formimit të saj.

Për nder të gjysmëshekulli pune, SH.K.A. Jehona do të mbajë një koncert manifestiv ku do të ketë valle dhe këngë nga pjesëmarrësit e kësaj  shoqërie kulturore, pjesëmarrja në koncert do të jetë falas.

Nënkryetari i SH.K.A Jehona, Refki Rashitaj shprehet se ky koncert ka pasë të mbahet këtë të mërkurë por u anulua pasi sot në Kosovë është shpallur ditë zie për në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W Bush.

“Koncerti do të mbahet diku nga mesi i javës së ardhshme,  në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, aty do të performohen tre valle, njëra nga grupi i valltarëve të rinjë Ardhmëria Jehonës dhe dy vallet tjera nga valltarët senior të SH.K.A.  Jehona”, tha Rashitaj për Klan Kosovën.

Pos valleve këtu do të perfomojnë edhe orkestra e shoqërisë por do të këndojnë të gjitha këngëtarët që janë dhe që dolën nga kjo shoqëri, në mesin e këngëtarëve që do të këndojnë janë Shkurte Fejza, Motrat Mustafa, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani dhe shumë këngëtarë të tjerë.

Më tej Rashitaj shton se SH.K.A. Jehona i janë mirënjohës dhe falënderues për mbështetjën që tregoi Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit e cila ndau 2000 euro për realizimin e këtij koncerti.

Po ashtu Rashitaj falënderoi edhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për ndihmën që i dha SH.K.A Jehonës, ky koncert do të mbahet nën patronatin e kryetarit të e Komuës së Suharekës.

SH.K.A. Jehona u themelua në vitin 1968, kulmin e aktiviteteve dhe angazhimeve e kishte në vitet e 80-ta, kur edhe mbante epitetin e Ansamblit më të mirë të Kosovës,për çka morri edhe Mirënjohje,Lavdata, Shpërblime dhe Çmime të shumta.