Revista e njohur e biznesit amerikan, Forbes, së fundi ka publikuar listën e personazheve më të pasur të ekraneve, për vitin 2017.

Ndërkaq në këtë listë, e renditur në ndër 100 më të pasurit del të jetë dhe motra më e vogël e Kim Kardashian, Kylie Jenner .

19 vjeçarja është personi me moshën më të vogël në 100 personat e tjerë dhe është renditur në vendin e 59 me të ardhura prej 41 milionë dollarësh.

Të ardhurat e 19 vjeçares vijnë nga shitja e produkteve të saj kozmetike të cilat kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm 2 vitet e fundit me shitje rekord.

Gjithashtu ajo përfiton edhe prej lojrave apo aplikacioneve të krijuara për të, linjën e rrobave dhe sigurisht reklamat e pafundme në Instagram. Lajmin për renditje në Forbes e ka bërë publik vetë Kylie në një status të sajin ku shkruan:

“Wow, u zgjova sot si pjestarja më e re e listës 100 të Forbes”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here