Pas publikimesh të vazhdueshme edhe nga vetë ekzekutivi i kompanisë, telefoni më i mirë i OnePlus për 2017-ën vështirë të konsiderohet mister nga kushdo.

Megjithatë paraqitjen më të mirë se askush besojmë se e ke Evan Blass me një foto të publikuar në rrjetin social Twitter.

Me një ngjashmëri të paprecedent me telefonin e gjeneratës së fundit të Apple, OnsPlus 5 ka vjedhur edhe konfigurimin në me dy kamera të iPhone 7 Plus.

Sipas The verge telefoni ka dy sensorë 20 megapiksel dhe 16 megapiksel me hapje f/1.7 dhe f/2.6 respektivisht.

@evleaks shkruante se OnePlus 5 fuqizohet nga procesori i konfirmuar Snapdragon 835 dhe të paktën 8GB RAM ka njëri prej konfigurimeve me 128GB memorje të brendshme.

Detajet e plota të telefonit do të publikohen më 20 Qershor. Pritet që telefoni të kushtojë mes 479 deri në 539 dollar. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here