Juventus duket se është gati që të heqë dorë nga gara për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, sipas Calcio Mercato-s.

Arsyeja kryesore për një lëvizje të tillë është shuma që katalunasit ia kanë vënë francezit, e që kap shifrën prej 80 milionë eurosh.

Zonja e Vjetër nuk është e gatshme ta paguajë një shumë të tillë për kampionin e botës me Francën, i cili e ka humbur pozitën e startuesit te Barcelona sivjet.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse ndonjë nga top klubet e tjera evropiane do ta shprehë gatishmërinë që ta paguajë këtë shumë në afatin kalimtar veror.