Skuadra i italiane, Juventus, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit serb, Nemanja Matiq.

Kontrata e futbollistit 31 vjeçar me Manchester United pritet të skadojë në fund të sezonit; mirëpo Djajtë e Kuq e kanë mundësinë që t’ia vazhdojnë atij kontratën edhe për një vit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, Matiq është i pakënaqur në klubin anglez për shkak të paraqitjeve të rralla të tij në ndeshjet e para të sezonit.