Kryetari i Kuvendit, kadri Veseli ka thënë se sukseset e xhudistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë, tregojnë se Kosova është kampione në xhudo.

“Dje Akili e sot Loriana. Kosova tregoi edhe një herë se është kampione në xhudo”.

“Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Përgëzime gjithë komunitetit sportiv për këto të arritura. Përkrahja për sportistët duhet dhe do të rritet edhe më tej”.

Ndryshe Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë marrë medalje të arta, ndërsa Loriana Kuka ka marrë medaljen e argjendtë.