Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është eliminuar nga Kampionati i sivjetmë Evropian në fazën çerekfinale.

Ai u mposht me Ippon nga Hidayet Heydarov i Azerbejxhanit në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kështu, ai humbi mundësinë që të stolisej së paku me medaljen e bronztë në rast të arritjes në gjysmëfinale.