Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores ndaj Kolumbisë në penalti.

Ndërkaq, kapiteni anglez, Harry Kane, ka thënë se anglezët janë rritur si ekip përgjatë ndeshjes së vështirë me kolumbianët.

“Kemi folur shumë për të qenit të papërvojë, ekip i gjatë, por u rritëm shumë në atë fushë sonte. Ishin emocione të përziera, batica dhe zbatica, edhe në goditje të penaltive. Djemtë ishin fantastikë”, ka thënë ai pas takimit.

“Goditjet e penaltive kanë të bëjnë shumë me mentalitetin, dhe ne natyrisht e dimë që Anglia nuk ia ka dalë mirë në të kaluarën, andaj ishte mirë që e hoqëm atë nga shpina, dhe kjo do të na japë besim të madh që të ecim para”.