Dy lojtarët mund të jenë pjesë e transferimeve marramendëse të Qytetarëve gjatë afatit kalimtar të verës

Asi i Tottenham, Harry Kane, dhe mesfushori i Real Madrid, Isco, janë duke u përcjellë me kujdes nga Manchester City.

Mesfushori spanjoll është pranë prishjes së marrëdhënieve me Los Blancos dhe Pep Guardiola do të mundohet ta shfrytëzojë këtë gjë.

Raportet thonë se edhe Kane pritet të kalojë tek City, pasi do të pëlqente të luante krah 25-vjeçarit dhe të mos kalojë në Madrid nëse ai shitet.