Kanye West po synon ta bëjë shkollën e lartë në Calabasas të Kalifornisë, në stil të tij, këtë e ka zbuluar një burim për Us Weekly .

Thuhet se avokatët e reperit kanë vizituar objektet e shkollës dhe kanë pasur një takim me drejtorin për të diskutuar vizionin e West – dhe shkolla është e hapur për ndryshime të frymëzuara nga Yeezy.

Nga shkolla është bërë me dije se ekipi i reperit po mendon të paraqesë një propozim të madh.

Nuk dihen ende detaje se për çfarë saktë është menduar, por ditë më parë TMZ raportoi se artisti do të bëjë një donacion të konsiderueshëm për të përmirësuar objektet atletike të shkollës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here