Katër klube janë duke shpresuar që të nënshkruajnë kontratë me Claudio Marchisio, i cili ka luajtur si mesfushor në Juventus.

Futbollisti 32 vjeçar u largua nga Juvë në fillim të këtij muaji pas 300 ose më shumë paraqitjeve gjatë 11 sezoneve me Zonjën e Vjetër, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Deri më tash, ekipi i Montreal-it është duke udhëhequr garën për të blerë Marchisio-n.

Gjithashtu edhe Sporting Lisbon, Porto dhe Zenit St. Petersburg kanë treguar interesim që lojtari Marchisio të bëhet pjesë e skuadrave të tyre.