KEDS ka filluar me digjitalizimin e rrjetit elektrik në Kosovë, monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit në mënyrë digjitale.

Instalimi i këtij projekti KEDS-it do t’i kushtojë 4 milionë euro dhe mundësohet nga sistemi SCADA, i cili operon përmes zyrës qendrore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Në rast të ndonjë defekti, përmes digjitalizimit parashihet që konsumatorët të mbesin shumë më pak me energji elektrike, pasi sistemi mundëson efikasitet të madh, duke e shkurtuar shumë kohën e intervenimit.

Po ashtu, nga kompjuterët, tabletët apo telefonat mobilë mund të shikohet operimi komplet i rrjetit dhe të intervenohet nëse paraqitet ndonjë domosdoshmëri.

Projekti fillimisht ka nisur në 20 nënstacione, e që parashihet të shpërndahet në gjithë rrjetin elektrik në Kosovë.