Aktorja Shannen Doherty ka përfunduar kimioterapinë dhe rrezatimet.

Doherty është parë bashkë me nënën e saj  në Venice të Kalifornisë derisa kishte të veshur xhinse dhe një pulovër.

Ndonëse aktorja kishte rruar kokën e saj para trajtimeve në luftën e saj kundër kancerit, por që në daljen e saj publike është  parë se tashmë flokët e saj kanë filluar të rriten .

“E stërlodhur, tani që kam kryer kimioterapinë dhe rrezatimet, është koha që të pres. Më duhet të presë për të parë nëse e kam mundur kancerin ose jo. Për të gjithë ata që e kanë kaluar këtë, jam me ju”, ka thënë aktorja.

Në muajin dhjetor, ylli i serialit ikonik Beverly Hills ka pranuar medaljen për kurajo nga Shoqëria Amerikane e të prekurve me kancer.

aandg6b

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here