Reperi amerikan Lil Wayne, është I bindur se racizmi më nuk ekziston sepse njerëzit e bardhë e dëgjojnë muzikën e tij dhe i shkojnë nëpër koncerte, shkruan The Independent .

Reperi nga Louisiana në një intervistë televizive, po ashtu i ka mohuar thashethemet se po planifikon që të pensionohet nga repi.

Mirëpo përderisa fansat e artistit mund të gëzohen që ai s’po heqë dorë nga hip-hop’i, komentet e tij rreth racizmit kanë zemëruar shumë kë.

Ai bashkë me prezantuesin e emisionit, Skip Bayless, ka diskutuar për faktin se sa shumë njerëz të bardhë i ndjekin koncertet e tij.

“S’dua të tingëlloj keq, sepse s’dua që të dukem sikur po marr anë. Mirëpo mendoj se është mesazh i qartë se më racizmi nuk ekziston”, ka thënë Lil Wayne.

Wayne po ashtu ka thënë se është i vetëdijshëm që mund të kritikohet për deklaratat që i ka bërë, dhe kjo nuk ka vonua ngase kritikat në Twitter shpërthyen.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here