Pavarësisht përfitimeve të mëdha shëndetësore që ka, xhenxhefili mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet nëse kombinohet me disa barna të caktuara.

Xhenxhefili ndihmon kryesisht për sëmundjet e mëposhtme:

  • Lehtëson dhimbjet e muskujve dhe eshtrave
  • Ndihmon sistemin imunitar
  • Lehtëson dhimbjet e kokës dhe kollën
  • Ndihmon në rastet e hemoroideve, diarreas, ngërçeve, kapsllëkut dhe problemeve me gazrat
  • Ndihmin qarkullimin e gjakut dhe parandalon cistat
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe koleksterolin
  • Parandalon formimin e qelizave kancerogjene

Xhenxhefili ka shumë vite që përdoret për sëmundje të ndryshme dhe konsiderohet si një terapi natyrale  por nuk preferohet për të gjithë .

Nëse i takoni ndonjërit nga grupet e mëposhtme, eliminoni përdorimin e xhenxhefilit sa më shumë që të mundeni:

Gratë shtatzëna

Xhenxhefili ka përbërës që mund të stimulojnë lindjen e parakohshme, gratë shtatzëna duhet ta eliminojnë nga përdorimi xhenxhefilin, veçanërisht në tre mujorin e fundit.

Njerëzit që duan të shtojnë peshë

Xhenxhefili është treguar shumë i suksesshëm për të gjithë ata që kanë dashur të humbin peshë, sepse krijon ndjenjën e ngopjes. Andaj, nëse dëshironi të shtoni peshë, qëndroni larg xhenxhefilit.

Njerëzit që janë me terapi për shtypjen e gjakut ose diabetin

Xhenxhefili mund të reagojë me barnat për terapi të tilla, sidomos ato që janë me bazë të insulinës. Andaj nëse jeni duke përdorur terapi, ose për shtypje të lartë të gjakut ose për dibaet, nuk duhet ta konsumoni xhenxhefilin.

Njerëzit me probleme të ndryshme të qarkullimit të gjakut

Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut, por kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësorë për sëmundje të caktuara.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here