Ne mendojmë se dimë gjithçka rreth trupit tonë.

Por janë disa fakte mjaftë interesante, për të cilat nuk keni dëgjuar,  transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të lexoni disa nga to:

Secili njeri e shtypë gjuhën në mënyrë unike, tregojuni miqve për këtë. (springer.com)

Një qime e vetme mund të mbajë peshën e një molle të varur. Megjithatë, shkencëtarët nuk specifikojnë dimensionet e mollës. (theguardian.com)

Numri i baktereve në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, apo edhe më shumë. (harvard.edu)

Rreth 400 km/h është shpejtësia e një informate që shkon në tru. (scienceline.ucsb.edu)

Nuk ka vetëm katër lloje të gjakut siç kemi menduar, por në fakt 29! Më e rrallë prej tyre i takon nëntipit të Bombeit, i cili është i zakonshëm te një grup i vogël familjesh në Japoni. (ncbi.nlm.nih.gov)

Gjatë një dite gjaku ynë bën 19,312 kilometra. (health.howstuffëorks.com)

Gjatësia totale e të gjithë nervave në trupin e njeriut është 75 kilometra. (aculty.washington.edu)

Njeriu bën deri në 20 mijë frymëmarrje në ditë. (blog.epa.gov)

Pothuajse të gjithë njerëzit në botë kanë “merimangat” e veçanta në qerpikët e tyre të quajtur demodex. (microscopy-uk.org.uk)

Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por truri ynë nuk mund t’i kujtojë të gjitha ato. (color-theory-phenomena.nl)

Veshët tanë vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës sonë me shpejtësi pothuajse të pabesueshme – një e katërta e milimetrit në vit! (ncbi.nlm.nih.gov)

Zemra rreh 35 milionë herë në vit. Po, 35 milionë. Një vit! (rodgershealth.org)

Çdo ditë, trupi i njeriut humb rreth një milion qeliza të lëkurës – që arrin në 2 kg çdo vit. (health.howstuffëorks.com)

Një centimetër katror i lëkurës suaj përmban rreth njëqind sensorë dhimbjeje. (homesciencetools.com)

Personi mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij/saj. (books.google.ru)

100 mijë reaksione kimike ndodhin çdo sekondë në trurin tonë. (books.google.ru)

Shpejtësia e teshtimës arrin 160 km/h. (scienceline.org)

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here