KFOR-i ka lëshuar komunikatë për media lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në Veri gjegjësisht bastisjes së njësisë speciale të Kosovës në qendrën sportive humanitare dhe vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, shkruan Klan Kosova.

KFOR përmes komunikatës ka bërë thirrje për qetësi dhe ka pranuar se policia e Kosovës ishte e pranishme në zonën e Gazivodës por duke thënë se ata ishin personel i presidentit Thaçi i cili sipas tyre po vizitonte zonën e Zubin Potokut.

Ndër tjerash në komunikatë shkruhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë.