Nëse mendoni se jeni fansi më i madh i Kim Kardashian, e keni gabim.

Madje duket se edhe vetë ajo nuk e ka pritur një gjë të tillë. Kardashian u përballë me një nga fansat e saj më të madh, i cili duket se e njeh atë më mirë se ajo veten.

Në spektaklin e Jimmy Kimmel, ajo e shijoi momentin kur tre fansa të saj po “luftonin” se cili po dinin më shumë përgjigje për të dhe jetën e saj.

E në fund, ajo u përball në një raund special me fituesin, Colt Paulsen.

Colt arriti të përgjigjet në pyetjet se çfarë veture i kishte blerë Kim, bashkëshortit të saj, Kanye West, rutinën e saj të ushtrimeve, e madje e dinte edhe emrin e saj të mesit.

Duket se as Kim Kardashian nuk dinte përgjigjet aq mirë, sa vetë fansi i saj!

Më poshtë shihni videon:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here