Doktorët duhet ta mendojnë dy herë para se t’iu japin kimioterapi pacientëve që po vdesin nga kanceri, thonë ekspertët e mjekësisë.

Ky tretman mund të mos funksionojë dhe ngritë shpresa të rreme dhe po ashtu i bën pacientit më shumë dëm sesa mirë.

Ilaçet që merren gjatë kësaj kohe, mund t’ua pushojnë dhimbjet pacientëve dhe t’ua zgjasin për pak kohë jetën, duke u dhënë atyre ekstra kohë që ta kalojnë me më të dashurit e tyre.

Mirëpo, duke qenë se trajtimet me kimioterapi kanë benefite tepër të vogla, ekspertët po i këshillojnë mjekët që ta diskutojnë me pacientët e tyre këtë çështje, shkruan Daily Mail .

Ata duhet t’ua sqarojnë se cilat janë efektet anësore të kimioterapisë dhe duhet t’ua shpjegojnë se pse kimioterapia mund të mos funksionojë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here