Një tjetër sukses i Era Istrefit.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka performuar sot në New York me rastin e marshit të komunitetit LGBT, ngjarje kjo që njihet si “Pride March” .

Era ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet teksa këndon hitin e saj “Bon bon” në mesin e mijëra njerëzve.

Kjo paradë është më e madhja në histori, me një rekord prej 32 mijë marshuesve.

Marshimi i këtij viti vjen dy javë pas të shtënave në masë në klubin “Pule”, një klub nate i homoseksualëve në Orlando, Florida, duke vrarë 49 persona dhe duke lënë dhjetëra të plagosur.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here