“Ekipi im i ëndrrave është Barcelona. Mund të shkoj të luaj dhe në ndonjë skuadër tjetër pa asnjë problem, por Barcelona është ëndrra ime”, theksoi Kluivert

Justin Kluivert, djali i ish-futbollistit të famshëm Patrick Kluivert, është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian.

18-vjeçari i cili luan me Ajax dhe që ka debutuar me Holandën, ka thënë se dëshiron që të ndjekë gjurmët e babait të tij, i cili ka luajtur 6 vite me Barcelonën.

“Ekipi im i ëndrrave është Barcelona. Mund të shkoj të luaj dhe në ndonjë skuadër tjetër pa asnjë problem, por Barcelona është ëndrra ime”, theksoi Kluivert.

“Objektivi im kryesor është që të fitoj Topin e Artë. Do të stërvitem shumë që ta arrij këtë qëllim. Por, e di që jam herët dhe më duhet të përmirësohem shumë”.

Në 30 ndeshje që ka luajtur me Ajax në këtë sezon, Justin Kluivert ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asist.