Në Sllupçan sot shënohet 2 maji, dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli karadakun zonë të lirë duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sikur çdo herë edhe nesër politikanë të ndryshëm me kollare do zbarkojnë në Sllupçan për të bërë homazhe sa për fotografi në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Por, shtrohet pyetja, çfarë kanë bërë këta politikanë për familjet e dëshmorëve, të plagosurit e lirië dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë.

Për më keq, protagonistët dhe heronjtë e kësaj lufte u vranë ditën e kobshme të 9 majit, ndërsa krye komandanti Sami Ukshini me shokë po dergjen burgjeve sllavomaqedonase.(INA)

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here