Komandanti boshnjak, Atif Dudakoviq, dhe 16 anëtarë të lartë të njësisë së tij janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër serbëve në Bosnjën Perëndimore gjatë luftës së viteve 1992-95.

Komandanti 65 vjeçar u akuzua gjithashtu për krime lufte kundër shokëve myslimanë të cilët kishin qenë anëtarë të një grupi rival gjatë luftës në Bosnje, thuhej në deklaratën e lëshuar nga zyra e prokurorit të shtetit.

Dudakoviq ka mohuar të gjitha akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Që nga përfundimi i luftës, Bosnja ka qenë e dominuar nga partitë nacionaliste serbe, kroate dhe myslimane.

Edhe tani ky vend mbetet thellësisht i ndarë përgjatë vijave etnike dhe hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve kanë qenë të ngadalshëm.