Mbrëmjen e së premtes Kombëtarja Shqiptare është kthyer sërish në vendgrumbullimin e saj në Perros Guirec ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Francën, në program pas 3 ditësh në Velodrome të Marsejës.

Pas ndeshjes sfilitëse me Zvicrën, ku Shqipëria luajti për pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë, programi i paradites së sotme parashikonte një masazh rigjenerues për futbollistët që u aktuvizuan në orën 10:30 të mëngjesit, ndërsa pak pas mesditës, në orën 12:30 ekipi është grumbulluar në një mbledhje me trajnerin De Biasi dhe stafin teknik, për një analizë të detajuar të asaj se cfarë ndodhi në ndeshjen e parë në Francë 2016, në përpjekje për të evituar përsëritjen e episodeve që u evidentuan në sfidën e Lens për përballjet e radhës me Francën dhe Rumaninë.

Pas konsumimit të drekës dhe pushimit në hotelin e Agapa Resort, Kombëtarja do të kryejë dhe seancën e vetme stërvitore për këtë të dielë në orën 18:00 në fushën e Yves Jannou, ku ka zhvilluar dhe përgatitjet që nga momenti që ka zbarkuar në Francë, shkruan SuperSport.al.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here