Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar propozimet për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Megjithëse ishin katër propozime, Komisioni mori vendim që emrat e propozuar, të mos i procedojë në Kuvend të Kosovës për votim, deri në kompletimin me kandidatë edhe nga institucione tjera, pasi që deri më tani propozimet ishin vetëm nga Fakulteti Juridik dhe Kolegji “Fama”.

E anëtarët e këtij Komisioni, thanë se është tejet e rëndësishme që emrat e propozuar të jenë larg ndikimeve politike, në mënyrë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura. Armend Zemaj, anëtar i Komisionit nga radhët e LDK-së tha se emrat të cilat duhet t’i dërgohen Kuvendit, për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, nuk duhet assesi të kenë lidhje me politikën.

Zemaj:Këshilli Prokurorial të qëndrojë larg ndikimeve politike

“Po përballemi me ndryshimet ligjore që i kemi bërë për Këshillin Prokurorial të Kosov ës. Besoj që është një hap i rëndësishëm që ka bërë Komisioni për Legjislacion, për funksionimin e pavarur të këtyre trupave. Sidomos nga ajo që ne e kemi quajtur ndikime nga jashtë apo ndikime politike. Ndryshimet e fundit kushtetuese, që janë bërë të gjithë e dimë që Kuvendi gradualisht, po shkarkohet nga përgjegjësia e emërimit të njerëzve sidomos në Këshillin Gjyqësor. Tash na ka mbet kjo pjesa e tre anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Besoj që duhet të mendojmë që në të ardhmen dhe këto të jenë pjesë e këtyre trupave dhe të shkojnë përmes emërimeve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, tha Zemaj.

Edhe Agim Aliu, anëtar nga radhët e PDK-së tha se duhet të sigurohet pavarësia e gjyqësorit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Aliu: Të sigurojmë pavarësinë e gjyqësorit dhe KPK-së

“Sa më shumë të përgatisim legjislacion tà « duhur që do të siguronte edhe në KGJK dhe KPK një pavarësi, një neutralitet, në mënyrë që këto organe shumë të rëndësishme për drejtësinë kosovare të jenë në rrugë të duhur dhe në harmoni me kërkesat e qytetarëve dhe me vërejtjet dhe perceptimet, që shpesh ndoshta kanë qenë të drejta e ndoshta të padrejta. Por megjithatë kanë qenë perceptime që nuk kanë gjetur imunizim të mjaftueshëm, në kuadër të një mbrojtje, në kuadër të këtyre organeve. Vërtetë duhet të ndjehemi mirë si komision për legjislacion që përkundër vështirësive që kemi pasur, përkundër kohës së shkurtër, megjithatë kemi bërë ndryshime bukur të mira dhe fundalemntale, që të sigurojmë një paanësi dhe pavarësi të këtyre dy institucioneve kryesore. Besoj që si komision, duhet vazhduar me këtë fushëveprim, që sa më shumë që është e mundur ne të sigurojmë pavarësinë e gjyqësorit dhe KPK-së”, tha Aliu.

Ndryshe Komision i për Legjislacion, shqyrtoi edhe raportin me amendamente të Komisionit funksional në Projektligjin për patentë shofer.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here