Komisioni kuvendor për çështje ekonomike në seancën e parë të sotme e filloi shqyrtimin e Raportit vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE) për vitin 2016, për të cilin anëtarët e partive në pushtete thanë se është i papranueshëm së bashku me Propozim planin financiar për vitin 2017, sepse siç thanë, KRRE në vend që t’i mbrojë interesat e konsumatorëve ka punuar si dorë e zgjatur e ish pushtetit dhe në dobi të kompanive të afërta me të.
Në raport, siç tha, kryetari i KRRE Dimitar Petrov, ka informacione të hollësishme për punën financiare të KRRE-së, si dhe raportin e punës të Komisionit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
“Në vitin 2016, 70,77 për qind nga energjia e shpenzuar energjetike është nga burimet vendore, ndërsa 29,23 nga importi, ndërsa 47 për qind nga tregu i energjisë elektrike është liberalizuar tërësisht. Te gazi ka liberalizim të tërësishëm ndërsa përmes gazpërçuesit gjithsej janë përçuar mbi 215 milionë metra kub gaz. Prej tyre 87 për qind janë shpenzuar për prodhimin e ngrohjes termike”, tha Petrov.
Theksoi se në vitin 2016 KRRE mbajti 116 seanca kryesore dhe 67 seanca përgatitore.
Te derivatet e lëngshme, shtoi eksportues dhe importues më i madh është OKTA e cila mbulon 75 për qind nga importi i derivateve të naftës dhe 86.97 për qind nga eksporti, pas çka vijon Lukoil. Gjithsej në vitin 2016 janë importuar mbi një milionë tonë derivate të natës prej të cilave 64 për qind bën pjesë në derivatet disel, ndërsa 11,.67 për qind në beniznat.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here