Në çfarë gjendje është edukim-arsimimi parashkollorë? Sa besojnë prindërit në ndikimin pozitiv të kopshteve në edukimin e fëmijevë të tyre? Deri në çfarë niveli është komunikimi prind-edukator?

Këto ishin disa pyetje për të cilat përgjigjia është marrë nga një studimi i realizuar nga një ekip i përbërë nga mesues, drejtor, edukatore, psikolog, pedagog dhe jo vetëm, e që “ në mikroskop” kishte  prindërit dhe fëmijët gjegjësisht 30 prindër dhe 60 fëmijë. Këta të fundit ishin ndarë në dy grupe, 30 që kanë vajtur në kopsht dhe 30 jo, shkruan ..

Rezultatet e këtij studimi, flisnin për një sukses më të madhë në mësime të fëmijëve të cilët kishin ndjekur edukim-arsimimin parashkollorë. Në këtë rast, ky përfundim bëhej më i besueshëm, për faktin se suskesi në mësime i këtyre 60 fëmijëve ishte analizuar nga klasa e parë deri në të pestën.
“Në bazë të studimit, ka rezultuar se fëmijët të cilët kanë vajtur në kopsht janë më të socializuar dhe kanë rezultate më të mira mësimore, se sa fëmijët të cilët nuk kanë ndjekur edukim-arsimimin parashkollorë. Prindërit parashtrojnë disa arsye për atë se përse nuk i regjistrojnë fëmijët në kopsht, si: mungesa e kushteve adekuate në çerdhe, pamundësia për të bërë  pagesën mujore, apo edhe dyshimi në profesionalizmin e edukatoreve ”- tha Elisabeta Bajrami Ollogu nga Qendra për politika arsimore – Universiteti “Nënë Tereza” .

Lidhur me këtë të fundit, se çfarë përmban CV-ja e edukatoreve në kopshtin publik “Fidani”,sa herë vëzhgohet puna e tyre nga drejtoresha e këtij institucioni, ju drejtuam pikërisht drejtueses së kopshtit të përmendur më sipër, Rabije Loku.

 

“Gjatë ditës punën  e edukatoreve e vëzhgoj ashtu siç edhe parashihet në rregullore, domethënë dy herë.Edukatoret që punojnë në kopshtin tonë janë të gjitha me arsim adekuat dhe të diplomuara, pra profesionalisht mendoj se janë të përgatitura”- tha për . drejtoresha e kopshtit  publik “Fidani” , Rabije Loku.

Këtu u parashtrua edhe çështja e emërimit të edukatoreve. Kjo ngjalli reagim të përfaqësuesve të Fakultetit Pedagogjik në Shkup.
Profesori Lulzim Ademi, tha se nuk i duket shumë i logjikshëm fakti që pedagogët nuk konsultohen kur bëhet përzgjedhja e edukatorëve, pasi që sipas tij, pedagogët i njohin më së miri studentët e tyre.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”Prof. Dr Azis Pollozhani, tha se është mirë kur shpalosen problemet, pasi kjo çon drejtë zgjidhjes. Pollozhani më tej tha se universiteti nuk është vetëm për diploma, por për t’i shërbyer ripertritjes sociale, arsimore dhe intelektuale.

Përfaqësuesit e ministrive ishin me fjalëpak, të shpresojmë se ajo qetësi do të mbushet me vepra në dobi të përmirësimit të arsimit parashkollorë dhe jo vetëm, pasi që problemet nuk janë të pakta. Marrim shembull kopshtin e përfshirë në studim “Fidani” ku ka mungesë të personelit edukativo arsimor, por edhe mungesë financash, konkretisht, siç tha drejtoresha Loku (“Fidani”), shpenzimet i mbulojnë vetëm me shumën e mbledhur nga pagesat e prindërve. Në të njejtën kohë Loku apeloi që prindërit të gjejnë më shumë kohë për të biseduar me edukatoret pasi që kështu do të ndërtohej një urë lidhëse dhe shumë produktive.

Në  këtë tryezë të rrumbullakët  të mbajtur sot (e mërkurë) në shkollën fillore “Hasan Prishtina” me temë “Sfidat e edukim-arsimimit parashkollor dhe lidhja e tij me cilësinë e arsimit në nivele tjera” pjesëmarrës ishin drejtor, arsimtar, edukatore, psikolog, pedagog, profesor universitar, përfaqësues nga ministria e arsimit dhe byroja për zhvillim te arsimit.

Evi Shkopi
..com

 

 

 

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here