Trajneri zviceran Bernard Challandes, së shpejti do ta bëjë publike listën për dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Sipas Sportikosovar, në listën që do të publikohet nuk pritet të ketë shumë ndryshime, e aq më pak në formacionin për ndeshjen e parë eliminatore të “Euro 2020” kundër Bullgarisë, transmeton Klan Kosova.

Ndeshja midis Kosovës dhe Bullgarisë pritet të zhvillohet me 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa ndeshja Kosovë-Danimarkë pritet të zhvillohet më 21 mars duke filluar nga ora 19:00.