Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen kundër Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dy golat e Benjamin Kolollit dhe një nga Vedat Muriqi bënë që Kosova të triumfojë 3 me 1 dhe tani ka marrë edhe kryesimin e grupit të tretë.

E pasuar nga Azerbejxhani me 5 pikë që është në vendin e dytë ne grup, kurse në vendin e tretë gjenden Ishujt Faroe që kanë 4 pike dhe e fundit renditet Malta me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Kombëtarja e Kosovës përballet me Ishujt Faroe në udhëtim, ndërsa më pas pret Azerbejxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.