Kombëtarja e Kosovës në Futboll sonte do të zhvillojë ndeshjen kundër Maltës e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kombeve, përcjell Klan Kosova.

Por në këtë ndeshje ekipi i Kosovës nuk është i plotë pasi që mbrojtësi anësor, Leart Paçarada do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjeve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Futbollisti i Kombëtares A, Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, njofton FFK.

Paçarada përveç në ndeshjen e sontme do të mungojë edhe në ndeshjen e së dielës që Kosova e zhvillon me Ishujt Paraoe.

  • Fjalë kryesore: