Pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë.

Politikanët, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre, shkruan Radio Europa e Lirë.

Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.

Numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 4,496 . Sipas deklarimeve, të ardhurat vjetore të deputetëve kalojnë shifrën më se 20 mijë euro, të ministrave më se 13 mijë, pa përfshirë përfitimet tjera, më shumë se 30 mijë euro të udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, kurse në 40 mijë euro pagë vjetore marrin udhëheqës të institucioneve publike.

Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.

Në një vend ku papunësia e popullatës llogaritet në 28 për qind, kurse varfëria në shkallën prej 23 për qind, sipas tyre, ky fakt do të duhej të shihej si shumë shqetësues.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here