Në homazh dhe nderim kushtuar poetit Fatos Arapi, i cili u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, hapi më datë 11 tetor ekspozitën “Homazh Fatos Arapit” (1930-2018).

Krijimtaria e botuar e Fatos Arapit zë fill në vitin 1962 me botimin e vëllimit të parë poetik “Shtigje poetike”, për të vijuar më pas me një sërë vëllimesh poetike, tregime e novela dhe romane.

E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, krijimtaria e tij rreth 50 vjeçare përfshin: “Poema dhe vjersha” (1966); “Ritme të hekurta: vjersha dhe poema” (1968); “Patat e egra: novelë” (1970); “Dhjetori i shqetësuar: roman” (1970); “Kaltërsira” (1971); “Dikush më buzëqeshte: novelë” (1972); “Drejt qindra shekujsh shkojmë: poema e vjersha” (1977); “Poezi” (1974)…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazeta Shqip.