Bizhuteri,vazo, maska, piktura, të gjitha këto  krijime të emigrantëve të cilët tranzitojnë në Maqedoni.

Nga  data 6 shkurt e deri më 15 mars të këtij viti në kuadër të projektit të USAID, janë organizuar 5 punëtori-terapi në qëndrën për emigrantë dhe refugjatë  azilkërkues që qëndrojnë në Vizbeg dhe qendrën tranzitore në Gjevgjeli. Këto punëtori i kanë ndihmuar emigrantët dhe refugjatët të tejkalojnë deri diku  traumat që kanë nga udhëtimi I gjatë e I mundimshëm, e që ka destinacion vende që ofrojnë një jetë më të mirë.

“Kjo më ka ndihmuar shumë. Unë quhem Hana dhe mësova shumë për veten nëpërmjet kësaj. Jam falenderuese për art-punëtoritë dhe për të gjithë punën e bërë”-
tha Hana nga Iraku.

“Këto art-punëtori më ndihmuan të socializohem. Më shumë se kaq, më ndihmuan të shpreh ndjenjat e mia përmes punës artistike dhe më dhanë vetbesim që ndjek aktivitete të tjera. Gjithashtu më  të zbuloj aftësi të reja të cilat më nevojiteshin për t’u bërë artist më i plotësuar”– tha  një djalë 17 vjeçar i cili kishte më shumë se 4 muaj në qendrën transitore Tabanoc.

 

Në gjithsej 139 punëtori, pjesëmarrës ishin  disa grupe nga, Siria, Iraku, Algjeria, Palestina, Irani dhe Afganistani, të cilët krijuan më shumë se 100 vepra artistike, përfshirë këtu bizhuteri, vizatime dhe piktura. Këto vepra artistike janë në shitje dhe paratë e mbledhura do të përdoren për nevojat e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kalojnë apo qëndrojnë në Maqedoni.

Ndryshe nëpër Maqedoni gjatë vitit 2015  nga korriku e deri në dhjetor kanë kaluar mbi 700,000 refugjatë.

Evi Shkopi
..com

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here