Futbollisti gjerman, Toni Kroos, ka thënë se ish-klubi i tij, Bayern Munchen, kishte bërë gabim kur e kishte shitur te Real Madridi.

Kroos arriti tek Mbretërit më 2014, duke arritur që ta fitojë tre herë me radhë Ligën e Kampionëve, më 2016, 2017 dhe 2018, duke u bërë kështu katër herë kampion i Evropës (po ashtu me Bayern-in më 2013).

“Për mua, ishte veçse e qartë që në kohën e transferimit se Bayern kishte gabuar me shitjen time”, ka thënë mesfushori për Sport Bild.

“E vërtetë që [presidenti i Bayern Munchen-it] Uli Hoeness së fundi e bëri publike – e që është testament i madhështisë së tij ta ketë adresuar kësisoj”.