Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Avni Jashari, ka thënë se shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të deklarohen qartazi kur fjala është për integritetin dhe sovranitetin e saj, përcjell Klan Kosova.

“Vetëm pavarësia e plotë e Republikës së Kosovës, në kufijtë e njohur nga 115 shtete e zgjidh çështjen e territorit të saj, një element shumë i rëndësishëm për shtetin, element ky që nuk i jep të drejtën askujt të negocioj me fatin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

“Mendoj që këtë rast të gjitha shtetet mike dhe ato që kanë njohur realitetin e ri në Republikën e Kosovës e sidomos shtetet anëtare të BE-së, duhet të deklarohen në mënyrë të qartë e decidive kur bëhet fjalë për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, e jo ta bëjnë atë në mënyrë ekuivoke në lidhje me territorin e Republikës”.