Fizikanti dhe kosmologu, Stephan Hawking, është spitalizuar në Romë për kontrolle pasi që nuk po ndjehej mirë, por gjendja e tij duket se nuk është shumë e rëndë, njofton The Telegraph .

Profesor Hawking, tani 74 vjeçar, që ndodhej në Romë për të marrë pjesë në një konferencë në Akademinë e Shkencave në Romë, është vizituar edhe nga Papa Françesku të enjten në mbrëmje.

Edhe burime nga Vatikani thonë se Hawking, që vuan nga një sëmundje e neuroneve motorike, thonë se gjendja e tij nuk është e rëndë.

Hawking, autori i librit “A Brief History of Time”, është komplet i palëvizshëm, flet përmes një program kompjuteri dhe udhëton gjithmonë me një staf ku përfshihen edhe dy motra medicinale.

Ai ka mbajtur një fjalim me 25 nëntor në Vatikan për origjinën e universit. Hawking ndryshe njihet edhe si njeriu më i mençur në botë .

hapim

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here