Mbrojtësi francez Layvin Kurzawa është vënë në shënjestrën e skuadrës Tottenham.

Skuadra angleze synon që gjatë verës të nënshkruajë kontratë me futbollistin 26 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kontrata e Kurzawës me skuadrën Paris Saint-Germain pritet të skadojë pas një viti dhe Tottenhami synon që t’i sigurojë shërbimet e tij kur ai të jetë liruar.