Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka prishur koalicionit qeverisës në nivel lokal me tashmë ish partnerin, PDK.

Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë javë më parë dhe arsye është performanca e dobët nga drejtorët të udhëhiqnin drejtorit në këtë komunë .

“Vendimin e kam marr para zgjedhjeve të përgjithshme, por prishjen e koalicionit e kam bërë pas zgjedhjeve pasi nuk kam dashur të shkaktojë huti te qytetarët”, ka shtuar ajo më tej.

“Nuk lidhet kjo çështje me zgjedhjet. Vendimi im ka qenë i mëhershëm. E kam parë që është koha e fundit pasi kemi disa projekte madhore dhe nuk kam dashur të rrezikoj që ato të dështojnë shkaku i mungesës së performancës”, ka thënë ajo në Info Magazine.

Kusari-Lila ka thënë më tej se nuk do të bëjë koalicion me askënd për muajt e mbetur deri në zgjedhjet lokale dhe se ka treguar se tashmë ka zëvendësuar vendet boshe më drejtorë të rinj.

Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me rezultatin zgjedhor në këtë komunë me çka e ka lidhur edhe rikandidimin e saj edhe për një mandat si kryetare e Gjakovës.

“Vendimin do ta marrë deri në fund të qershorit”.

“Nuk jam e kënaqur me votat në Gjakovë, duhet shikuar nëse kjo lidhet me performancën time si kryetare”, ka thënë ajo për Klan Kosova.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here