Është tensionuar situata në Kuvendin e Maqedonisë pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev ia refuzua në kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se Gjorgjev kishte të drejtën e replikës ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltore.

Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja Gjorgjevin. Pasi sigurimi u afrua në foltore ndërkohë Gjorgjev vazhdonte të flas Xhaferi e ndërpreu seancën dhe kërkoi 10 minuta pauzë.

Paraprakisht në foltore ishte deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski i cili kërkoi nga kryeparlametnari që të caktojë një seancë ku do të diskutohet për gjendjen alarmante në qytetin e Strugës, ku me ditë të tëra vazhdon djegja e deponisë së egër , raporton Alsat-M .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here