Kuvendi do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra do të jetë me pesë, ndërsa tjera me gjashtë mars, njofton Klan Kosova.

Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate ka thënë se kërkesat për dy seancat e thirrura kanë mundur të diskutohen edhe në seancat e rregullta.

Ndër të tjera ajo ka thënë se Kuvendi duhet mbajtur çdo të enjte seanca dhe që pikat e rendit të ditës mos të jenë më shumë se dhjetë, për shkak se punimet për çështjet e caktuara nuk po përfundojnë brenda një seance, por po barten nga njëra tek tjetra.