Sulmuesi brazilian Neymar theu rekordin e transferimeve me kalimin e tij nga Barcelona tek Paris – Saint – Germain për 222 milionë euro.

Por, mund të jetë një lojtar nga Premier League që mund t’a thejë edhe këtë rekord marramendës, transmeton Sovrani.

Sipas ekspertit të financave në futboll Raffaele Poli , mesfushori i Tottenhamit pritet të jetë emri që do t’a dridhë merkaton në verën e vitit 2018.

“Rekordi potencialisht mund të thyhet menjeherë në vitin e ardhshëm.”, tha fillimisht Poli.

“Një lojtar si Delle Ali, nëse ai zhvillon një kampionat të mirë në Premier League. Ai mund të bëhet lojtari që do t’a thejë rekordin e Neymar.”, tha në fund Poli.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here