I prezantuar në Kongresin Mobil Botëror, laptopi del në shitje në Prill dhe është i pajisur me një laps stylus.

Tipari dallues i Miix 320 është funksioni 2n1 i cili akoma nuk ekziston tek Chromebook-ët. Tableti lidhet me tastierën përmes një boshti magnetik. Ekrani i tij ka një madhësi prej 10.1 inç me rezolucion 1920x1080p.

Konektiviteti është një vuajtje tek laptopët e vegjël por Miix 320 ka gjetur balancën. Ka një portë USB-C dhe dy porta USB-A. Konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë edhe një model LTE.

Lajmet e këqija i kemi ruajtur përfund. Miix 320 fuqizohet nga një procesor Intel Atom X5. Me fjalë të tjera jeni të kufizuar në shfletim dhe ca aplikacione të lehta. Por procesori në fjalë jep një jetëgjatë baterie të mrekullueshme deri në 10 orë.

4GB RAM dhe 128GB memorje e brendshme eMMC do të jenë të mjaftueshme për proceset e lartpërmendura. Në versionin 64GB duhet të jeni të kujdesshëm me hapësirën sepse 20GB zihen nga Windows 10-ta. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here