Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq pas kërcënimit të tij se nuk do të marrin pjesë në dialogun në Bruksel nëse nuk hiqet taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës.

“Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë”, ka shkruar Lekaj në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“MË VIE KEQ DAÇIQ!”, ka shtuar ai.